Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gafë e rëndë dhe dëmtim shokues, Hugo Lloris theu krahun, del me barelë mes dhimbjesh

Dëmtim i rëndë për portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris, në minutat e para të sfidës me Brightonit, në transfertë. Portieri francez e vendosi keq dorën në tokë, në momentin e rrëzimit pas koordinimit të gabuar.

Pamjet e përsëritura treguan qartë se krahu u Lloris u përthye në mënyrë jonatyrale. Momente shoku në “Amex Stadium”, me portierin francez që u largua mes dhimbjesh me barelë nga fusha e lojës. I pafat “gardiani” i “Spurs”-ave, pasi u dhuroi golin e parë vendasve e sikur të mos mjaftonte gafa e tij, u dëmtua rëndë në krah.

32-vjeçari rrezikon të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, derisa të riaftësohet plotësisht. Në raste të tillë parashikohet një mungesë të paktën 3-mujore.

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...