Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deschamps publikon listën e Europianit, rikthehet Benzema, jashtë Martial

Lajmi më i rëndësishëm i ditës nga futbolli vjen nga Franca. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, pas viteve të pritjes së pashpresë, Karim Benzema është thirrur nga Didier Deschamps për të marrë pjesë në Kampionatin Europian, muajin e ardhshëm, si sulmuesi kryesor i ekipit kombëtar transalpin.

Lajmi u dha fillimisht nga gazeta franceze “Le Parisien”, ndërsa më pas u konfirmua nga lista e publikuar prej trajnerit francez, ku përveç rikthimit të Benzema, binte në sy mungesa e sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka luajtur ndeshjen e fundit me Francën në vitin 2015. Që atëherë, ka humbur Euro 2016 (Franca u mposht në finale nga Portugalia) si dhe Kupën e Botës 2018, e fituar pikërisht nga Mbappè, Griezmann dhe bashkatdhetarët e tjerë të 33-vjeçarit.

Benzema u përjashtua për shkak të përfshirjes së tij në historinë e shantazhit ndaj Valbuenas. Pezullimi zgjati me kalimin e kohës dhe më pas pati një ftohje mes sulmuesit të Realit të Madridit e trajnerit të “gjelave”, Didier Deschamps.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, krahas mungesës së Martial, nuk janë grumbulluar as Theo Hernandez e Camavinga, dy futbollistë që kanë bërë shumë mirë me skuadrat përkatëse, por duket se ende nuk kanë bindur Deschamps për t’u dërguar një ftesë në përfaqësuese.

Ja lista e plotë e Francës:
Portierë: Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Steve Mandanda (Marseille), Mike Maignan (Lille)
Mbrojtës: Léo Dubois (Lyon), Benjamin Pavard (Bayern Munich), Kurt Zouma (Chelsea), Raphaël Varane (Real Madrid), Clément Lenglet (Barcelona), Presnel Kimpembe (PSG), Lucas Digne (Everton), Lucas Hernandez (Bayern Munich), Jules Koundé (Sevilla)
Mesfushorë: Corentin Tolisso (Bayern Munich), N’Golo Kanté (Chelsea), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Juventus), Moussa Sissoko (Tottenham)
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Giroud (Chelsea), Kylian Mbappé (PSG), Wissam Ben Yedder (Monaco), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembélé (Barcelona), Antoine Griezmann (Barcelona), Thomas Lemar (Atletico Madrid), Marcus Thuram (Gladbach)

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...