Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Drejtuesit zikaltër në Katar për të mposhtur konkurrencën e Bayernit për sulmuesin

Piero Ausilio dhe Javier Zanetti, dy drejtuesit e Interit, ndodhen në Doha për të ndjekur Kupën e Botës “Katar 2022”. Ata duan të kuptojnë hapësirën që ekziston për të arritur te Marcus Thuram. Sulmuesi i Borussias së Monchengladbachut pëlqhet prej kohësh nga Interi dhe statusi i një lojtari që i skadon kontrata me klubin aktual në vitin 2023 e bën atë një objektiv të lakmuar edhe nga klubet e tjera të mëdha, siç është Bayerni.

Kjo është arsyeja pse zëvendëspresidenti dhe drejtori sportiv duan të përpiqen të avancojnë në bisedimet për të “rrëmbyer” djalin e ish-it të Parmës dhe Juventusit, Lillian Turam.

Bayern Munich i ofroi atij një kontratë pesëvjeçare duke filluar nga korriku, kur të jetë lojtar i lirë, por zikaltrit duan të përfitojnë duke i ofruar Gladbachut 10 milionë në janar me idenë që klub gjerman do të pranojë, për të mos e humbur në verë me parametër zero.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...