Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E dashura mbeti shtatzënë, futbollisti e kërcënon: Do të të vras, më mirë vdis!

Fisayo Adarabioyo, futbollist anglez i cili ka luajtur për Macclesfield Toën, AFC Fylde, NAC Breda, etj., është shpallur fajtor nga Gjykata e Magjistraturës Warrington për kërcënimin e ish-partneres së tij.

Sipas deklaratave të riprodhuara nga gazeta “Manchester Evening Neës”, gruaja e dëmtuar ka zbuluar se nga viti 2019 “ne shiheshim herë pas here. Nuk ishte një lidhje, serioze sepse ka një diferencë moshe mes nesh. Ai është 27 vjeç, unë 39”.

Në dhjetor të vitit 2021, gruaja vendosi të ndahej nga futbollisti, por kur zbuloi se ishte shtatzënë u përpoq të bisedonte me të: “Doja të mbaja fëmijën dhe u përpoqa të takohesha me të për të biseduar për këtë. Bisedat ishin të pasuksesshme”.

Paditësja shpjegoi se “ajo ishte pothuajse 24-javëshe në atë kohë” dhe se “reagimi i Adarabioyo ishte tronditës dhe i tmerrshëm”.

Fisayo Adarabioyo e ka kërcënuar ish-partneren e tij shtatzënë: “Nëse i thua dikujt diçka, do të të vras!”

Gjykata mori dëshminë e gruas, e cila pretendonte se Adarabioyo u shfaq në shtëpinë e saj vonë natën, duke goditur derën dhe duke hedhur zhavorr në dritaret e saj, por ajo, e frikësuar, nuk e lejonte të hynte.

Duke mos qenë në gjendje të arrinte qëllimin, futbollisti në atë kohë i Macclesfield Toën FC i dërgoi mesazhe kërcënuese si: “nëse i thua dikujt diçka, do të të vras” ose “vetëm vrit veten, të gjithë do të jenë më të lumtur” dhe e telefonoi 45 herë.

Gruaja kërkoi mbrojtje nga policia dhe lindi vajzën e saj disa javë më vonë: “Kam qenë shumë e stresuar gjatë shtatzënisë. Ndjej stresin shtesë që kam vuajtur për shkak të ish-it tim, më bëri të kem një lindje të parakohshme me ndërhyrje cezariane. Vajza ime kërkoi kujdes në njësinë e të sapolindurve për dy javë pasi lindi.

Fisayo Adarabioyo, i cili aktualisht nuk ka ekip pas përfundimit të kontratës me Ashton United, u dënua nga gjykata me pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe pagasën mujore të një kuotë për rritjen e fëmijës, si dhe do të jetë i detyruar që për një vit të mos i afrohet ish-partneres së tij. Gjithashtu do të kryejë 100 orë pune pa pagesë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...