Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E do te City që në janar, fiksimi i Pep Guardiolës kushton 100 milionë euro

Barcelona pagoi 86 milionë euro tek Ajax dy vite më parë për kartonin e Frenkie De Jong. Holandezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së ekipit katalanas, por nuk përjashtohet largimi i tij nga “Camp Nou”.

Klubi spanjoll po kalon një periudhë të vështirë financiare dhe 24-vjeçari pritet të jetë i sakrifikuari i merkatos për të mbushur arkat bosh të klubit. De Jong ka simpatizantë e adhurues të shumtë, me Pep Guardiolën mbi të gjithë.

Trajneri spanjoll e cilëson një lojtar perfekt për skemat e tij te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë nisur bisedimet Barcelonën, që ka bërë të ditur pretendimet që ka për të lënë të lirë lojtarin tulipan.

100 milionë euro kërkon presidenti Laporta për De Jong, shumë që “Cityzens” nuk e kanë problem ta paguajnë, pavarësisht krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe Pep Guardiola e do mesfushorin në skuadrën e tij që në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...