Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“E ëndërroja rikthimin te Barça”, Messi: Botërori në vitin 2026? Ndoshta!

Lionel Messi flet për herë të parë rreth rikthimit të tij të mundshëm te Barcelona pasi u largua nga Paris Saint-Germain. Argjentinasi zbuloi se e konsideroi si opsion dhe se e dëshironte shumë ta vishte sërish fanellën blaugrana, por theksoi se ishte e pamundur. Po ashtu për herë të parë, 36-vjeçari pranoi se e ka mbyllur me futbollin në Europë ndërsa la një mundësi për Botërorin e vitit 2026.

“Mund të rikthehesha te Barcelona, por nuk u realizua. Ishte një situatë pak a shumë e ngjashme me atë të largimit në vitin 2021. E mendova shumë rikthimin te Barça, jetën time atje dhe të tërhiqesha ashtu siç e kisha ëndërruar, por nuk ishte e mundur. Ishte një ide e bukur për mua dhe familjen time, por ishte diçka e pamundur për t’u realizuar.

A e kam mbyllur kapitullin në Europë? Po. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Europë dhe fitova të gjithë titujt që kisha ëndërruar. Tani vendosa të transferohem në Amerikë dhe nuk besoj se do të rikthehem në Europë. Kupa e Botës në 2026-tën? Duke marrë në konsideratë moshën që do të kem në atë vit, e mendoj pak të vështirë, por të shohim”, theksoi Messi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...