Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E kërkojnë në Amerikë, Potter flet për të ardhmen e sulmuesit

Aventura e Pierre-Emerick Aubameyang me fanellën e Chelseat mund të përfundoj më shpejt se sa mendohej. Kjo për shkakun se 33-vjeçari duket jashtë projektit të trajnerit Graham Potter (e la jashtë listës së Champions League), por edhe i lënë mënjanë nga drejtuesit e klubit që po këmbëngulin gjithnjë e më shumë për të rinovuar organikën dhe për t’i besuar të rinjve. Në këtë formë, gabonezi po merr në konsideratë një ofertë nga MLS në Amerikë, aty ku klubi i Los Angelos e ka marrë shumë seriozisht transferimin e lojtarit.

Amerikanët kanë kontaktuar me Aubameyang teksa ky i fundit po merr kohën e duhur për të vendosur. Nga ana tjetër, trajneri Potter flet për të ardhmen e lojtarit të tij duke u shprehur se e vlerëson sjelljen prej profesionisti të Aubameyang ndërsa shton se për momentin nuk ka asnjë të re në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

“Aubameyang është stërvitur si e gjithë pjesa tjetër e lojtarëve këtë javë. Është një profesionist i vërtetë dhe unë e vlerësoj këtë. Shoh që Aubameyang mbështet dhe i jep kurajo shokëve të skuadrës dhe përsa kohë është te Chelsea, jam i sigurt se ai do të japë maksimumin në çdo moment.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...