Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Mba blerja rekord e Partizanit, zbulohen detajet e kontratës

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian Mba, i cili ka bërë një edicion të shkëlqyer në kampionatin kosovar. Burime të sigurta tregojnë detajet e marrëveshjes, me klubin e kuq që do të bëjë një nga blerjet më të shtrenjta të kampionatit shqiptar.

“Demat” do të paguajnë 180 mijë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë një kontratë për 3 vite e gjysmë. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asistime në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të. Të kuqtë morën 1.4 milionë euro nga shitja e Skukës, ndërsa kanë menduar që të investojë një pjesë të shumës tek nigeriani, i cili ka perspektivë dhe drejtuesit shpresojnë që të prërsërisin suksesin që patën me sulmuesin dibran.

Marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe shumë shpejt pritet që lojtari të prezantohet dhe të bashkohet me skuadrën e Partizanit, për të qenë i gatshëm që për ndeshjen e radhës.

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...