Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Elmas me COVID-19, në Kosovë “fërkojnë duart”

Një lajm nga Napoli sjell gëzim në Kosovë. Klubi ku luan Elseid Hysaj njoftoi këtë të shtunë se Elif Elmas ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas Zielinskit. Futbollistëve të ekipit të Gattusos do t’u merren tamponët edhe të dielën në mëngjes, teksa përgjigjet do të jepen para supersfidës përballë Juventusit në “Allianz Stadium”.

Kuptohet që si Zielinski ashtu edhe Elmas nuk do të jenë në dispozicion të Gattusos, por në Kosovë e kanë të lehtë të bëjnë llogari: 21-vjeçari i përfaqësueses së Maqedonisë duhet të zbatojë protokollin, duke qëndruar në izolim, derisa të dalë negativ disa herë, çka do të thotë se nuk mund të grumbullohet për gjysmëfinalen e Ligës D të Nations League, përballë Kosovës, që do të zhvillohet në Shkup, më 8 tetor.

Challandes dhe të besuarit e tij mund të “fërkojnë duart”, mungesa e Elmas është armë e fortë minus për kundërshtarin e dardanëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...