Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Elozhe për Foden dhe Haaland, Guardiola: Lojtarët sinjal se e duan Premier League

Pas barazimit me Nottingham Forest, Manchester City u rikthye te rruga e fitores në Premier League teksa mposhti në transfertë me rezultatin 1-4 Bournemouth. Një sukses që la tejet të kënaqur trajnerin Pep Guardiola, i cili pas sfidës pati elozhe për Phil Foden dhe Erling Haaland. Tekniku spanjoll ndër të tjera shtoi se atmosfera në dhomat e zhveshjes te The Citizens është e shkëlqyer dhe se në grup nuk ka asnjë problem apo hatërmbetje.

“Unë jam shumë i lumtur nga ajo që shoh çdo ditë tek lojtarët e mi, atmosfera në dhomat e zhveshjes është e shkëlqyer. Seancat stërvitore shkojnë në një mënyrë shumë pozitive dhe të gjithë e ndihmojnë njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

Kohët e fundit ka qenë pak e vështirë sepse kemi luajtur shumë ndeshje në transfertë. Nuk kemi pasur mundësi për t’u rikuperuar, në mes ishin udhëtimet dhe ndeshje çdo tre ditë. Është një stërmundim nga ana fizike, në të njëjtën kohë ka shumë presion.

Ndeshja me Bournemouth më la përshtypjen se lojtarët ende duan ta fitojnë Premier League, nuk kam dyshime se do të luftojmë deri në fund. Impakti i Haaland në skuadër ka qenë i jashtëzakonshëm, ne e duam shumë atë. Po na ndihmon në çdo ndeshje, është një rrezik konstant për kundërshtarët.

Foden? Ne kemi nevojë për Foden. Më pëlqen shumë etika e tij në punë, pastaj golat dhe asistet e tij janë gjithnjë shumë të nevojshme për Cityn. Pak nga pa kai do të rikthehet në formën e tij më të mirë”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...