Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Është rikthyer në formën më të mirë, ekipi i Messit gjithnjë favorit”, Aguero nuk ka dyshime

Sezoni 2022-2023, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Lionel Messi. Argjentinasi në gjashtë ndeshje me PSG ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë raste, duke dhuruar performanca krejtësisht të ndryshme nga viti i kaluar.

Me sulmuesin në formë optimale te kryeqytetasit ëndërrojnë për triumfin europian, teksa euforinë e shton edhe më shumë mesazhi i Sergio Agueros. Ish-futbollisti argjentinas, një nga miqtë më të ngushtë të Messit në botën e futbollit thekson se skuadra ku luan “pleshti” është gjithnjë favorite për të triumfuar në çdo kompeticion.

“A është Parisi një nga skuadrat favorite për të fituar Champions League? Skuadra ku luan Lionel Messi do të jetë gjithnjë një nga kandidatet më serioze për të fituar, aq më tepër kur tashmë ai duket sikur është rikthyer në formën e tij më të mirë”, u shpreh Aguero.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...