Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Evra: Ardhja e Ibrës te Man. United, “shkatërroi” Martial

Anthony Martial nuk ia doli në asnjë moment të karrierës të shpërthente dhe të shfaqte të gjithë potencialin e tij. Për sulmuesin francez ka pasur shumë pritshmëri dhe jo më kot Manchester United pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij teksa e transferoi në ishull nga klubi i Monaco në vitin 2015.

Por, Martial pati shumë ulje e ngritje, ndërsa së fundmi, një nga ata që e njeh mirë këtë futbollist, Patrice Evra ka zbuluar edhe se cili mund të ketë qenë problemi i vërtetë për 26-vjeçarin. Ish-futbollisti thekson se problemet e Martial nisën në momentin kur Ibrahimoviç mbërriti në Manchester dhe kërkoi pikërisht numrin 9, të cilin e mbante Anthony Martial.

“Mbaj mend që ishim në kombëtare me Martial dhe ai mori një telefonatë nga klubi, ku i thanë se duhej të lironte numrin 9-të dhe të merrte 11-tën. Ai tha menjëherë “Jo”, ndërsa më pas e telefonoi edhe Mourinho për të njëjtën çështje.

Nuk po them se ai nuk po luante mirë si shkak i fanellës, por gjithçka filloi aty. Martial mund të shkatërroj çdo lloj mbrojtësi nëse vendos ta bëjë këtë dhe për diçka të tillë më vjen vërtet keq. Shumë persona e njohin talentin e tij, mjafton të pyesni Wayne Rooney. Martial është një nga numrat 9 më të mirë, por ka nevojë për agresivitet për të bërë gol. Është më shumë një çështje personaliteti”, u shpreh Evra.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...