Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Faleminderit Spalletti, por ndihem argjentinas”, talenti i Serie A refuzon Italinë

Matias Soule është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. 20-vjeçari italo-argjentinas u huazua nga Juventusi te Frosinone, dhe po bën mjaft mirë me skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi i djathtë numëron 5 gola dhe një asist me Frosinonen. Performancat pozitive nuk i kanë shpëtuar syrit të Luciano Spallettit, i cili është gati ta bëjë pjesë të kombëtares së kaltër.

Por Soule, i cili shpreson të vijojë me performancat fantastike te Frosinone për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm te Juventusi, preferon Argjentinën, vendlindjen e tij.

Kam biseduar me Spallettin, i thashë të vërtetën, që ndihesha argjentinas. E falënderova sepse më donte tek Italia. Më pas fola edhe me Walter Samuel (pjesë e stafit teknik të kampionëve të botës).

Ai më tha se isha pjesë e listës paraprake. Unë jam duke pritur Argjentinën, nuk e di nëse do të arrijë ftesa tani apo më vonë, por unë jam argjentinas.

Kam lindur atje dhe zemra ime më thotë gjithmonë Argjentinë”, u shpreh Matias Soule, një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Di Francescos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...