Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndryshon organizimi i “Topit të Artë”, ndërhyn edhe UEFA! Shtohen dy çmime të reja

Para pak ditësh, në Paris u mbajt ceremonia e 67-të e “Topit të Artë” aty ku fitues për herë të tetë u shpall Lionel Messi. “Topi i Artë” është një organizim i prestigjiozes “France Football” që prej vitit 1956, një trofe që i jepet nëpërmjet votave të gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve, lojtarit më të talentuar dhe që ka arritjet më të mëdha gjatë një sezoni.

Por, nga viti 2024 pritet të ketë një riorganizim të “Topit të Artë” teksa së bashku me “France Football”, pjesë e organizimit do të jetë edhe UEFA. Me anë të një deklarate, UEFA njoftoi se “France Football” do të mbetet “pronare” e brandit “Topit i Artë” dhe do të përkujdeset për pikët që jepen duke ruajtur kështu pavarësinë e saj.

Lexo edhe:

Por, nga ana tjetër, UEFA do të kontribuojë me eksperiencën e saj futbollistike, si dhe do të kujdeset që të komercializojë të drejtat televizive në nivel global ndërsa do të organizojë edhe eventin e përvitshëm.

Sakaq, eventit do t’i shtohen edhe dy çmime të tjera që kanë të bëjnë me trajnerin dhe trajneren më të mirë të vitit. Ndërkaq, nuk do të lëvizin çmimet e deritanishme si Topi i Artë për meshkuj dhe femra, Trofeu Kopa, Trofeu Yashin, Trofeu Gerd Muller, Skuadra e Viti për meshkuj dhe femra si dhe Trofeu Socrates.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...