Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Felix i detyruar të takohet me Simeonen, klubi i jep mesazh të qartë nëpërmjet Griezmann

Joao Felix përfundoi huazimin te Chelsea dhe është rikthyer te Atletico Madrid, klub me të cilin ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2027. Por, as lojtari portugez dhe as klubi spanjoll nuk dëshirojnë ta vazhdojnë “martesën” pasi pengesë është trajneri Diego Simeone. Argjentinasi dhe sulmuesi kanë vizione të ndryshme mbi futbollin dhe nuk mund të bashkëpunojnë.

Mirëpo, këtë të premte palët janë të detyruar të takohen në grumbullimin e parë të Atleticos për sezonin e ri. Gjithsesi, drejtuesit e bardhekuqve i kanë dërguar një mesazh të qartë Felix se po punojnë për ta larguar nga skuadra teksa numri shtatë që ishte në pronësinë e portugezit sezonin e shkuar, ka përfunduar te Antoine Griezmann.

Lexo edhe:

Në fakt, shtata është një numër të cilin Griezmann e ka mbajtur gjatë aventurës së parë me Atleticon (2014-2019) para se të transferohej te Barcelona dhe që i sjell shumë fat me sulmuesin që nuk e ndan shtatën edhe kur vesh fanellën e kombëtares së Francës. Nga ana tjetër, Felix është në “ajër” dhe opsioni i fundit që josh portugezin është Paris Saint-Germain.

Felix preferon kalimin në Francë pasi dëshirohet nga trajneri Luis Enrique teksa është i entuzizmuar edhe nga ideja e të luajturit me Neymar e Mbappe, por edhe me patriotët e tij si Nuno Mendes dhe Renato Sanchez. Mbetet për t’u parë nëse dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët në lidhje me formulën e transferimit si dhe për aspektin financiar me Los Colchoneros që nuk pranojnë më pak se 85 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...