Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Final Four”? Kodra: Vetëm një skuadër e ka vendin e sigurt

Drejtori i Komunikimit dhe PR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra shprehet se sipas tij vetëm skuadra e Egnatias duket se ka qëndrueshmërinë dhe ecurinë e duhur për të thënë që tani se do të jetë në “Final Four”.

Duke folur në emisionin “Elitë Show” në “SuperSport”, Kodra u shpreh se skuadrat e tjera kanë shumë luhatje dhe sipas tij në fund do mësohen ekipet e tjera që do garojnë për titullin e Superligës.

Lexoni edhe:

“Me përjashtim të Egnatias që besoj se do shkojë patjetër në ‘Final Four’, pjesa që vjen mbrapa nga vendi i dytë e mbrapa duket shumë e vështirë ta përcaktosh pasi ka luhatje dhe deri në javën e fundit besoj do ketë luhatje dhe po ashtu edhe garë për një vend në ‘Final Four’”-deklaroi ai.

Ndër të tjera, kreu i PR-it në FSHF deklaroi se klubet duhet ta promovojnë në më shumë punën  e tyre dhe duhet t’i nxisin tifozët që të shkojnë në stadiume.

Ne jemi përpjekur t’i mbështesim vazhdimisht dhe këmbëngulim që klubet duhet të investojnë dhe të fokusohen më shumë te pjesa e PR-it dhe e promovimit të produktit të tyre. Ne jo vetëm i kemi nxitur, por edhe u kemi ofruar mbështetje klubeve, megjithatë ata vetë duhet të jenë më aktivë në promovimin e produkteve të tyre, në mënyrë që në stadium të ketë sa më shumë tifozë”-u shpreh Fatjon Kodra.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...