Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja me Skënderbeun, katapultim drejt titullit për Partizanin

FUTBOLL PARTIZANI SKENDERBEU - Ndeshja e futbollit, Partizani-Skenderbeu i Korces, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nSOCCER PARTIZANI SKENDERVEU - Albanian Super League football match Partizani-Skenderbeu of Korca, 1-0, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Për një fazë të parë të tillë çdo tifoz i Partizanit apo dhe drejtues do të kishte firmosur në fillim të kampionatit. Me 7 fitore në 9 javë dhe vetëm një humbje të pësuar, në minutën e fundit të Korçë përballë Skënderbeut, të kuqtë janë kryesues të Superiores dhe pas ndeshjes me Skënderbeun ndoshta dhe pretendentë kryesorë për titullin, pavarësisht se drejtuesit këtë vit kanë ruajtur një profil modest, duke mos e pranuar asnjëherë objektivin e trofeut.

Ndeshja ndaj korçarëve këtë të të hënë do të jetë prova e duhur për të testuar Partizanin dhe për të thyer deri diku dhe një “tabu” përballë korçarëve, me të cilët fitoret në shtëpi vitet e fundit i numërojnë me pikatore. Në 10 ndeshjet e fundit të luajtura me Partizanin si pritës, të kuqtë kanë fituar vetëm 3, tregues ky se Skënderbeu nuk është kundërshtari më i dashur për t’u përqafuar nga kryeqytetasit.

Por, për të mbërritur te titulli, gjithsesi, Skënderbeu është një kundërshtar që duhet mundur, pasi vitet e fundit kanë treguar se pavarësisht se sa mirë mund të bësh ndaj rivalëve të vegjël, sfidat direkte shpesh rezultojnë vendimtare, ndaj për Partizanin, qoftë dhe për të vazhduar ecurinë e gjatë të rezultateve pozitive, qoftë dhe për të veshur petkun e pretendentit kryesor. Përballja me Skënderbeun është ajo që mund ta katapultojë dhe më tepër në krye, duke treguar se më në fund janë pjekur kushtet, që të kuqtë të marshojnë drejt titullit kampion.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...