Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja ndaj Egnatias, Arapi: E vështirë, por Egnatia është shumë e ashpër

Trajneri i Teutës, Renato Arapi tha se fitorja ndaj Egnatias ishte e vështirë, megjithatë theksoi se rrogozhinasit janë një kundërshtar i fortë, ndaj dhe u shpreh i kënaqur me tre pikët edhe pse jo mjaftueshëm për lojës.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se është duke bërë ndryshime në skuadër, teksa shtoi edhe që loja sot u ndikua edhe nga mungesat e shumta.

Si ishte fitorja? “Sigurisht që ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne duke parë pikët dhe renditjen, sigurisht e dinim që kishim të bënim me një kundërshtar të vështirë megjithatë e rëndësishme është fitorja.”

Ndikimi:Ndikon mirë te ekipi, sot nuk luajtëm për të barazuar, sot u munduam të presonim lart, por me kalimin e minutave edhe kundërshtari u bë më I vështirë, sidomos pas golit.”

Ndeshje jo shumë e mirë: “Mënyra si e nisëm pjesën e parë na konsumoi, pasi u munduam të bënim presing lart, plus kishim dhe mungesa. Në fund futëm dhe Grudën apo më pas Kapllanin për arsye teknike.”

Paraqitja dhe rezultati nuk ishin paralel, a ndikon?: “Ndikon, por tre pikët janë shumë të rëndësishme, pasi kush luan kundër Egnatias përgatitet për një ndeshje të vështirë. Megjithatë e vërtetë që duhet të punojmë për një ndeshje më të bukur.”

Mungesa e stabilitetit: “Kemi bërë disa ndryshime, kemi tre lojtarë të rinj që po luajnë rregullisht dhe po paraqiten mirë, te mbrojtja po përpiqemi të mos ndryshojmë, por kanë qenë edhe mungesat që na kanë detyruar të bëjmë lëvizje.”

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...