Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Francesco Farioli, filozofi që po mahnit Europën me Nice

Kampionati francez ka hyrë në gjysmën e fazës së parë, ndërsa tashmë është krijuar edhe profili i skuadrave që do të luajnë për titullin kampion, zonën europiane apo edhe për mbijetesën.

Sa i përket kreut, surpriza më e bukur është Nice, me skuadrën e Fariolit që kryeson kampionatin me 25 pikë pas 11 javësh dhe mbi të gjitha, pa asnjë humbje dhe me vetëm 4 gola të pësuar, si askush tjetër në ligat më kryesore të Europës.

Lexo edhe: 

Por, kush është Francesco Farioli?

34-vjeçari po bënë realitet një projekt që u ndërtua për emra si Galtier dhe Faivre, por italiani po i jep jetë tani edhe pse në moshën e tij, një pjesë e mirë luajnë ende në fushën e lojës.

Francesco nuk ka luajtur kurrë në nivele profesioniste, ndërsa ka studiuar për filozofi fillimisht, e më pas për shkenca sportive, ndërsa ka nisur punën si trajner në vitin 2009, fillimisht duke punuar me portierët e Fortis Juventus.

Në hapat e karrierës së tij, Farioli ka punuar edhe me grupmoshat e Katarit, ndërsa kthesa e karrierës së tij ishte sezoni 2017-2018, kohë kur De Zerbi e ftoi të punonin së bashku te Benevento. Farioli bashkëpunoi me De Zerbi-n edhe te Sassuolo deri në verën e vitit 2020, ndërsa u emërua trajner i parë te Alanyaspor në Superligën turke në edicionin 2020-2021 duke u bërë trajneri më i ri në moshë në ligat më të mira të Europës.

Në moshën 31-vjeçare mori drejtimin e skaudrës së Karagrumruk, ndërsa në fundin e vitit 2021 u rikthye përsëri te Alanyaspor.

Në momentin kur ndoshta gjërat po zbeheshin, Farioli mori ofertën e Nice, me italianin që nuk e refuzoi dhe nisi menjëherë punën me francezët, ndërsa tani, pas 11 takimeve, ai numëron 7 fitore dhe 4 barazime duke “kërcënuar” edhe një rival si PSG.

Nice ka ndërtuar një organikë me ndërthurjen e elementëve të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë, duke treguar deri më tani një karakter të fortë dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë.

Kampionati është ende i gjatë, por filozofi Farioli deri më tani po spikat, duke mahnitur jo vetëm Francën, por edhe Europën me futbollin dhe idetë e tij.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...