Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gabigol nuk ndalet, ëndërron Botërorin me Brazilin (Video)

SP - SANTOS/PARANÁ - ESPORTES - Gabriel comemora seu gol, o segundo do Santos durante o jogo entre Santos e Paraná realizado no Estádio da Vila Belmiro em Santos, SP. Partida válida pela 5ª Rodada do Campeonato Brasileiro 2018. 13/05/2018 - Foto: RICARDO MOREIRA/FOTOARENA/FOTOARENA/ESTADÃO CONTEÚDO

Gabriel Barbosa i papërmbajshtëm në Brazil. Pas 3 golëshit në Kupë ndaj Luverdenses  njëri prej tyre me takë, Gabigol ka realizuar 2 herë edhe në fitoren 3-1 të Santosit ndaj Parana, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Brasleiros, me ish sulmuesin e Interit që ka udhëhequr skuadrën paulistë drejt suksesit të parë sezonal në kampionat. Te Interi zhgënjeu totalisht ndërsa në gjysmën e parë të këtij sezoni nuk gjeti aspak hapësirë te Benfica në Portugali, megjithatë në Brazil muzika ndryshon pasi Gabigol shndërrohet papritur në një tjetër futbollist kur mban veshur fanellën e Santos. Te skuadra nga shteti i Sao Paulos ai po luan në formë huazimi nga Interi, por nëse vazhdon me këto ritme me siguri që Santos do të blejë përfundimisht kartonin e tij ose 21-vjeçari do të provojë një tjetër aventurë në Europë, nuk përjashtohet as rikthimi i tij tek zikaltrit por jo përpara dhjetorit të këtij viti sepse huazimi është 1-vjeçar. Tashmë Gabigol ëndërron të jetë pjesë e 23 futbollistëve që trajneri i Seleçaos Tite do të grumbullojë për Botërorin e Rusisë edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë duke patur parasysh emrat e friksëhm që 5-herë kampionët e Botës kanë në sulm duke filluar nga Neymar për të vazhduar me Gabriel Jesus, Firminon e Douglas Costën.

https://www.youtube.com/watch?v=zAP9L3ty_x0

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...