Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Goli “fantazmë”, te Barcelona të prerë: Të përsëritet El Clasico

Në Spanjë nuk kanë fund polemikat në lidhje me El Clasicon mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, duel që u mbyll 3-2 për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Vendimet e dyshimta arbitrare ishin prezente në përballjen spektakolare në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Katalanasit, që kishin fitoren alternative të vetme për t’u rifutur në garën për titullin kampion, protestuan ashpër për një gol të anuluar.

Lexo edhe:

Gol fantazmë u cilësua goditja e Lamine Yamal, me topin që nuk kishte kaluar plotësisht vijën e portës sipas teknologjisë VAR.

Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta theksoi se Barcelona do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes kundër “Los Blancos”.

Siç e dini, nuk kam qenë kurrë një mbrojtës i madh i VAR-it. Sepse besoj se ashtu siç zbatohet, i heq spontanitetin e futbollit.

Por, meqenëse e kemi, atëherë teknologjia duhet të përdoret gjithmonë për të shmangur gabimet që mund të çojnë në vendime të padrejta.

VAR-i vazhdon të shkaktojë konfuzion dhe kritere kontradiktore në varësi të palëve dhe ekipeve.

Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, do të kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjitha masat e përshtatshme.

Pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore. Nëse goli konfirmohet si i rregullt, ne do të shkojmë më tej. Dhe do të kërkojmë që ndeshja të riluhet. Ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR-it”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...

Merkato

Bento Matheus Krepski është portieri që Interi ka zgjedhur si pasuesin e Yann Sommer. Zvicerani ka bërë shumë mirë në dy sezonet me zikaltrit,...