Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola vlerëson trajnerin e Tottenhamit para sfidës së të dielës: E ka përmirësuar futbollin

Manchester City do të përballet me Tottenhamin këtë të diel, në kuadër të javës së 14-të të Premier League-s. N konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Pep Guardiola vlerësoi punën e kolegut të tij Postecoglou.

“Ai e ka ngritur Tottenhamin në një nivel shumë të lartë dhe në një kohë të shkurtër”, ka komentuar trajneri katalanas.

Pep rrëfeu se ishte “i impresionuar nga shumë gjëra që ata bëjnë, mundësitë që krijojnë, agresioni në të gjitha fushat”, duke shtuar se australiani “arriti këtu pa asgjë dhe, në pak muaj, i dha skuadrës së “Spurs”-ave fytyrë ne tij”.

Lexo edhe:

Trajneri i Manchester City tha gjithashtu se prania e Postecoglou te Tottenhami ka ndikuar për një futboll më të mirë, duke vlerësuar karrierën e tij:

“Ajo që bëri Ange Postecoglou në Japoni, te Celtic dhe tani, te Spurs e ka përmirësuar futbollin. E kam thënë në disa raste që jam trajner, por jam edhe spektator. Më pëlqen loja e tij. Të gjithë në Angli e shohin që ai po bën futboll të mirë”, përfundoi Guardiola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...