Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Hera e parë është gjithmonë e bukur”, zhbllokohet mesfushori me origjinë shqiptare i Sampdorias

Pas një starti shumë negativ në Serie B, Sampdoria e trajnerit Andrea Pirlo ka nisur ta “marrë veten” dhe ndaj Modenës regjistroi suksesin e dytë radhazi. Dorianët triumfuan në transfertë me shifrat 0-2 teksa një prej golave e shënoi lojtari me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami.

Për mesfushorin ishte goli i parë me fanellën e Sampdorias dhe sigurisht lumturia e 31-vjeçarit pas ndeshjes nuk mund të fshihej. Kasami theksoi se skuadra është në ngjitje, ashtu siç edhe ai tashmë ndjehet më mirë dhe në formë.

Lexo edhe: 

“Goli është gjithmonë një kënaqësi, hera e parë është gjithmonë e bukur. U zhbllokova më në fund pasi në ndeshjet e kaluara nuk kam mundur t’i shfrytëzoj rastet. Më në fund goli erdhi, aq më tepër që edhe skuadra fitoi. Fitore e rëndësishme për ambientin dhe frymën e grupit. Tani ndjehem më mirë dhe e di që mund të bëj më shumë, falë fitoreve shtohet besimi. Jemi Sampdoria dhe pak nga pak po shkojmë aty ku na takon”, u shpreh Kasami.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...