Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

I mjaftojnë tri minuta, Makhachev gjakos Volkanovskin dhe fiton titull me rekord!

Islam Makhachev fiton që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski. Ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes në ekranin e SuperSport 1, ku në të ashtuquajturën “main event”, Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje. Kjo sepse pas vetëm 3 minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga sporti çeçen, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen dhe të zyrtarizonte triumfin e Makhachev.

Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi.

Më herët, Khazmat Chimaev triumfoi në duelin ndaj Kamaru Usman. Një ndeshje, e cila ishte e tensionuar që në konferencat për shtyp në prag të saj, pa ruso-suedezin më kërkues që në raundin e parë. Sfida e vlefshme për peshat e mesme u vendos në raundin e tretë ku saktësia e Chimaev e bëri Usman që të humbiste krejt takimin.

Lexo edhe:

Në këtë mënyrë, 29-vjeçari ruan rekordin e pathyeshmërisë që kur ka fituar statusin profesionist në vitin 2018. Nga ana tjetër Usman detyrohet që të pranojë humbjen, gjë të cilën nuk e kishte provuar në 19 përballjet e fundit.

Një nga eventet më të rëndësishme në kohët e fundit për sportin më të fortë në botë UFC, u transmetua live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport/Digitalb prej orës 20:00 nën komentin fantastik të Erjon Xharos.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...