Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

I përfundoi kontrata me Arsenalin, Lyoni kthen në shtëpi sulmuesin e famshëm francez

Alexandre Lacazette kthehet te skuadra ku u formua dhe u bë i njohur në futbollin elitar europian. Pas pesë seozonesh tek Arsenali (londinezët e blenë për shumë rekord të kohës: 46.5 milionë stërlina) 31-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Lyonit në Ligue 1. Lacazette kthehet në klubin francez me një marrëveshje trevjeçare, pra të vlefshme deri në qershor 2025.

Sulmuesi francez shënoi 54 herë në 158 paraqitje në Premier League për Arsenalin dhe i ndihmoi “Topçinjtë” të fitonin finalen e FA Cup 2020.

Lyoni njoftoi se në klub ishin “shumë krenarë dhe shumë të lumtur” për kthimin e Lacazette në skuadrën së cilës iu bashkua në moshën 12-vjeçare, duke shtuar se kjo marrëveshje “ka qenë prioriteti i klubit për disa muaj”.

Lacazette, 31 vjeç, kaloi në të gjitha skuadrat e moshave të Lyonit dhe shënoi 129 gola në 275 ndeshje në të gjitha garat me ekipin e parë nga sezonin 2009-’10 deri kur nënshkroi për Arsenalin në vitin 2017.

Lacazette ishte kapiten i Arsenalit pas Pierre-Emerick Aubameyang, të cilit iu hoq shiriti nga Arteta në dhjetor për një shkelje disiplinore (më pas iu bashkua Barcelonës).

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...