Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

I “përkëdheluri” i Dajës, më i miri në fushë në Partizani-Skënderbeu, e konfirmon Analizë Superiore

Arinaldo Rrapaj u transferua pa shumë bujë te Partizani gjatë kësaj vere, por talenti 20-vjeçar ishte një prioritet në merkato për trajnerin Ilir Daja i cili besonte shumë tek ai pasi e njihte që nga periudha që drejtoi Flamurtarin kur e afrimoi në Kategorinë Superiore që në moshën 17-vjeçare. Edhe pse te Skënderbeu një sezon më parë Rrapaj aktivizohej më së shumti nga stoli, te Partizani ai është kthyer në një titullar fiks duke rezultuar përcaktues për të kuqtë edhe në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij.

Arinaldo Rrapaj u shpall lojtari më i mirë i sfidës në ndeshjen ndaj korçarëve nga emisioni Analizë Superiore në Superiore, duke iu referuar asaj çfarë kishte bërë në fushë dhe jo vetëm. Përveç supergolit që shënoi i treti për të me Partizanin në këtë sezon pas atyre ndaj Vllaznisë dhe Kastriotit, Rrapaj spikati edhe në aspektet e tjera të lojës. Rrapaj mori pjesë në 67 aksione sulmuese të Partizanit dhe 52 i realizoi me sukses duke qenë 78% i saktë, dha 43 pasime të saktë nga 48 në total dhe fitoi 8 nga 13 duelet në të cilat mori pjesë, ndërsa bëri dhe 6 pasime të sakta nga 8 në ¾ e fushës kundërshtare. Stastika mbresëlënëse këto për një lojtar 20-vjeçar, loja e të cilit me të kuqtë e Dajës po vjen gjithnjë e më shumë në rritje.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...