Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

I preferuari i Simeones drejt Arabisë, Atletico i rikthehet fiksimit të vjetër

Angel Correa është pjesë e Atletico Madrid prej janarit të vitit 2015. Sulmuesi argjentinas ka marrë një ofertë nga Al-Ittihad dhe është pranë transferimit në Arabinë Saudite.

Trajneri Gallardo u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin në skuadër bashkëpatriotin e tij. Bisedimet kanë nisur dhe Colchoneros po presin ofertën zyrtare për lojtarin ofensivë.

Nga ana tjetër, tek Atletico nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasuesin e 28-vjeçarit nga Rosario. Nga një argjentinas te tjetri.

Lexo edhe:

I përzgjedhuri është Thiago Almada, kapiteni i Argjentinës U23 dhe lojtar i Atlanta në MLS. 22-vjeçari luan si mesfushor i avancuar, por mund të aktivizohet edhe në krahët e sulmit.

Diego Simeone e ndjek dhe e pëlqen prej kohësh, teksa duket se tani ka ardhur momenti që Almada të transferohet në “Wanda Metropolitana” për të nisur aventurën e parë europiane.

Gjithmonë nëse Correa gjen akordin me Al-Ittihad dhe zgjedh të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...