Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

ICC/ Juventusi mposht me penallti Benficën

Pas fitores 2-0 me Bayernin e Mynihut, Juventusi nuk arriti të përsërisë të njëjtin sukses në sfidën e dytë të vlefshme për International Champions Cup.

Bardhezinjtë u ndalën në barazim 1-1 përballë Benficës, gjatë 90 minutave të lojës, në një sfidë ku portugezët ishin qartësisht më përpara me përgatitjet parasezonale.

Të dy golat u shënuan na pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Benfica që kaloi në avantazh, në minutën e 66’ me anë të Grimaldo dhe më pas Juventusi barazoi me anë të të riut Clemenza në minutën e 84-t.

Gjithsesi rregullat e kompeticionit janë që duhet të ketë patjetër një fitues dhe të dy skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, nga ku bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 4-2.

Ndeshja e radhës e Juventusit në këtë kompeticion është më 5 gusht, përballë Realit të Madridit, ndërsa Benfica do të përballet me Lyonin më 1 Gusht.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...