Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Inzaghi: Padrejtësinë ta kthejmë në forcë

Trajneri i Lazios vijon të jetë mjaft i zhgënjyer me vendimet e arbitrit Giacommeli në sfidën e të hënës ndaj Torinos. Simone Inzaghi premton se skuadra është gati ta kthejë padrejtësinë në forcë dhe të arrijë objektivat.

“Jemi gati ta rikthejmë padrejtësinë në forcë, duke filluar që nga sfida e Kupës ndaj Cittadellas, një skuadër mjaft simpatike e Serisë B. E gjithë bota e pa se çfarë ndodhi të hënën në mbrëmje, por edhe në raste të tjera, gjithsesi nuk do të na ndalin””, tha Inzaghi.

Trajneri i bardhekaltërve tha se Immobile do të luajë në Kupë, pasi nuk do jetë i disponueshëm në javën e ardhshme në kampionat, ndërsa bëri thirrje për kujdes.

“Sfida Inter-Pordenone na tregoi se duhet të vlerësojmë maksimalisht çdo lloj kundërshtari, ndaj të përqendrohemi maksimalisht te Cittadella. Immobile do luajë titullar, ndërsa për pjesën tjetër nuk e kam vendosur akoma”, u shpreh trajneri i Lazios.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...