Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Inzaghi përfundon nën akuzën e Cassanos: Asllani i fortë, por luan i frikësuar prej trajnerit!

Rezultatet zhgënjyese në këtë fillim të sezonit për Interin që ka regjistruar katër humbje në tetë ndeshjet e para të Serisë A, bëjnë që trajneri Simone Inzaghi të përfundojë në bankën e të akuzuarve. Drejtuesit ende i kanë dhënë besim, megjithatë skuadrës i duhet të reagojë shpejt teksa pjesë e 11-tëshes titullare në ndeshjen e fundit ndaj Romës në kampionat ishte edhe Kristjan Asllani.

Paraqitja e mesfushorit të kombëtares u komentua pozitivisht, megjithatë duket se ish-lojtarit të Inter Antonio Cassano, i ka bërë diçka përshtypje në lidhje me ndeshjen e zhvilluar nga 20-vjeçari. Barezi që na ka mësuar duke folur haptazi thekson se mesfushori shqiptar luan i friëksuar pasi trajneri Inzaghi nuk i beson.

“Problemi i Interit qëndron në mesfushë, në ndeshjen e fundit aktivizuan atë djaloshin (Kristjan Asllanin) i cili është shumë i fortë. Por, në fushë shihet që luan i frikësuar sepse trajneri Inzaghi nuk i beson. Kështu ndodh edhe me Robin Gosens, duket si një “peshk jashtë ujit”. Inzaghi bën mirë të “zgjohet” pasi përndryshe do të jetë shumë vonë”, u shpreh Cassano.

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...