Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-futbollisti i Interit merr drejtimin e AEK-ut, zbardhen detajet e kontratës

Pas aventurës amerikane në krye të San Jose Earthquakes, për Matias Almeydan nis një përvojë e re në Europë, pasi ka marr drejtimin e grekëve AEK-ut të Athinës.

Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit ka nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër, teksa pasditen e sotme ka bërë edhe prezantimin zyrtar në ambientet e klubit.

Tek verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boca Juniors.

Almeida e ka drejtuar San José Earthquakes që nga viti 2018 dhe vetëm 10 ditë pas ndërprerjes së kontratës gjeti një skuadër të rëndësishme për të drejtuar në Europë, që mund t’i shërbejë si trampolinë për të marrë në të ardhmen një klub më të madh.

Më parë ai kishte fituar një Champions League të CONCACAF-it me meksikanët e Chivas. Në Greqi, Almeyda do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...