Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ish-futbollisti i Interit, në stolin e Sampdorias: Situata nuk më tremb

Dejan Stankovic është vetëm një hap lag emërimit trajner i Sampdorias, post të cilin e refuzoi Claudio Ranieri. Praktikisht është arritur marrëveshja mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi, që do të vijë orët në vijim.

Do të jetë pikërisht trajneri serb pasuesi i Marco Giampaolos, i cili u shkarkua të dielën pas humbjes në shtëpi përballë Monzës (3-0).

“Më kujtohet historia e Sampdorias së madhe – është shprehur Stankovic gjatë intervistës së djeshme me presidentin Marco Lanna, siç raportohet nga stacioni televiziv ligurian Primocanale – dhe do të kisha dashur të isha në fushë në Sofje, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por isha shumë i ri. Për mua, ardhja ime tek Sampdoria është një sukses i madh. Situata nuk më tremb, më mjafton historia e klubit. Jam i lumtur me lojtarët në dispozicion”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...