Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 13 mbyllet në Laç, kurbinasit kërkojnë edhe “kokën” e Tiranës

Pas fitoreve me Dinamon dhe Kukësin, Laçi kërkon që të marrë një tjetër sukses, këtë herë ndaj kryesuesve të Tiranës. Bardhezinjtë po kalojnë një moment mjaft të mirë, me kurbinasit që kanë pësuar vetëm një humbje në 7 ndeshjet e fundit, duke u ngjitur në gjysmën e sipërme të klasifikimit e duke u afruar me kreun.

Saliou Guindo po gëzon një formë mjaft të mirë, teksa ka arritur që të shënojë katër gola gola në dy takimet e fundit dhe ka marrë statusin e liderit tek bardhezinjtë.

Bardheblutë në ana tjetër e lanë pas atë moment jo të mirë, teksa kanë arritur që të regjistrojnë dy fitore radhazi në kampionat. Në tre ndeshjet e fundit, skuadra e Shehit nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa gjatë gjithë edicionit deri më tani kanë mbrojtjen më kompakte. Xhixha dhe Përgjoni nuk do të jenë të gatshëm as për këtë sfidë, për shkak dëmtimi.

Në fazën e parë kryeqytetasit arritën që të triumfonin 2-0 falë dy autogolave, por tashmë situata ka ndryshuar dhe kurbinasit janë në një situatë shumë herë më të mirë se fillimi i sezonit. Bardhezinjtë në njërën anë do të tentojnë të marri një tjetër sukses, që do i ndizte sërish ambiciet e tyre për vendin e parë, ndërsa në anën tjetër bardheblutë kanë provën e forcës, për të konsoliduar pozitat e tyre në kreun e renditjes.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...