Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 25-të luhet e gjitha sot, spikasin Kukësi-Vllaznia dhe Partizani-Teuta

Java e 25-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha këtë të mërkurë teksa në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni 5 sfida interesante, njëra më emocionuese se tjetra. Gjithçka do të nisë me duelin Laçi-Kukësi, një takim delikat për të dyja skuadrat. Tre pikë i ndajnë në renditje dy ekipet, me Laçin që po kalon një moment shumë më të mirë se Bylisi dhe do të kërkojë të hakmerret për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Por në krahun tjetër kurbinasit janë skuadra të cilën ballshiotët e kanë mposhtur në këtë sezon, pikërisht në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Nëse Laçi-Bylis do të luhet në orën 14:00, 4 sfidat e tjera të këtij raundi do të zhvillohen të gjithën në orën 17:00. Tirana kryesuese luan në transfertë ndaj  Flamurtarit një ndeshje e lehtë në letër por mund të mos rezultojë e tillë në fushën e lojës. Orges Shehi debuton në stolin e Kukësit në sfidën ndaj Vllaznisë, një ndeshje të cilën verilindorët do të tentojnë ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të luftojnë deri në fund për titullin. Partizani pas humbjes turpëruese në derbin e kryeqytetit, pret në Selman Stërmasi Teutën në një duel që duhet të marrë tre pikët për t’u ngritur dhe për të mos humbur përfundimisht trenin e kreut. Ndërkohë Skënderbeu do të përpiqet të shfrytëzojë në maksimum momentin e shkëlqyer që po kalon teksa do të tentojë të fitojë edhe sfidën e tretë radhazi në kampionat atë ndaj Luftëtarit të vendit të parafundit për t’u afruar me 4-shen e parë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...