Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Jo vetëm merkato në hyrje, Ten Hag i tregon “derën” gjashtë futbollistëve

Lisandro Martinez, Christian Eriksen dhe Tyrell Malacia janë emrat që i janë bashkuar deri në këtë moment të merkatos klubit të Manchester United. Megjithatë, trajneri Erik ten Hag dhe drejtuesit nuk janë fokusuar vetëm te merkato në hyrje, por edhe te ajo në dalje duke qenë se tekniku holandez kërkon të ketë në dispozicion një numër jo të ekzagjëruar lojtarësh.

Në këtë formë, 52-vjeçari ka dërguar tek drejtuesit më të lartë të klubit një listë me emrat e gjashtë lojtarëve të cilët kërkon t’i largojë nga Old Trafford pasi nuk i hyjnë në punë për projektin e ri. Bëhet fjalë për gjashtë mbrojtës duke nisur nga Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Phil Jones, Ethan Laird dhe Axel Tuanzebe.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” nuk do ta kenë të lehtë të lirohen nga disa prej tyre duke qenë se nuk ka kërkesa në merkato teksa për Baily interesohet Roma ndërsa për Jones ka interes nga MLS, kampionati elitar i Amerikës.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Serie A

Pas triumfit në Serinë A, Simone Inzgahi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe u ka kërkuar drejtuesve të Interit që t’i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...