Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Ju lutem shihni pak golat e Muçit në derbi”, Egbo elozhe për sulmuesin në mediat polake: Më shokoi!

Ernest Muçi është vendosur në qendër të opinionit sportiv në Poloni. Dy golat në fazën e grupeve të Conference League ndaj Aston Villa-s, e kanë bërë sulmuesin shqiptar një ndër personazhet më të preferuar te Legia e Varshavës. Së fundmi, në lidhje me Muçin flet ish-trajneri i tij te Tirana, Emmanuel Egbo. Nigeriani që fitoi titullin me bardheblutë në sezonin 2019/2020, ishte ndër të parët që i besoi Muçit, edhe pse në një moshë fare të re.

Në një intervistë për “sportowefakty”, Egbo thekson se nuk habitet nga ajo që Muçi po tregon te Legia pasi talenti i tij ishte fare i qartë që kur luante për Tiranën. Ndër të tjera, Egbo i fton polakët të shohin golat e Muçit në derbi ndaj Partizanit dhe në këtë formë të kuptojnë se golat e bukur janë një specialitet i sulmuesit dhe nuk vijnë rastësisht.

“Ajo që Muçi po tregon te Legia mua nuk më surprizon, kalova shtatë vite te Tirana dhe e kam ndjekur nga afër progresin e tij. Muçi është rritur te Tirana dhe talenti i tij ishte mjaft i dukshëm. Muçi ishte një lojtar që grumbullohej rregullisht edhe me moshat e kombëtares. Të gjithë e dinim se ai do të bënte një karrierë të madhe dhe tani po e shohim. E ndjek rregullisht, mediat në Shqipëri pasqyrojnë gjithçka për Muçin.

Performanca ndaj Aston Villa-s bëri shumë bujë. Edhe trajneri i kombëtares, Sylvinho ishte në Varshavë. Ai e ndjek Muçin me vëmendje dhe është çështje kohe para se ta aktivizojë edhe në kombëtare. Muçit i duhet pak durim sepse lojtarët e Shqipërisë po bëjnë mirë, kanë fituar ndeshje dhe formacioni fitues nuk ndryshohet. Por, së shpejti do të vijnë minutat, në Shqipëri po rritet numri i atyre që e duan Muçin titullar në kombëtare”.

-Ju e njihni Muçin prej shumë kohësh, cili është avantazhi i tij më i madh?

“Teknika dhe goditja me të dyja këmbët. Gjithashtu, edhe fakti që nuk ka nevojë për shumë vrull që të godasë, e bën këtë edhe nga vendi. Golat e bukur që ka shënuar me Legian? Nuk janë rastësi, i ka shënuar këto gola edhe në drejtimin tim te Tirana. Ju ftoj të gjeni në internet goli nga goditja e dënimit që i ka shënuar Partizanit në derbi. Fituam 5-1, Muçi shënoi dy gola dhe luajti vetëm 14 minuta”.

-A është e vërtetë që ju i keni dhënë shumë besim dhe minuta?

“E zgjodha Muçin si titullar në një transfertë ndaj Laçit, na ishte dëmtuar sulmuesi kryesor Ngoo. Por, nuk isha i shqetësuar sepse i besoja plotësisht Muçit. Gjatë rrugës për në stadium i dërgova një mesazh dhe e pyeta nëse ishte gati, u përgjigj po. E mbaj mend dhe binte në shi, nëse fusha do të ishte e rënduar nuk do ta aktivizoja sepse nuk do përshtatej terreni me cilësitë e Muçit. Por, fusha ishte në rregull. E aktivizova nga fillimi dhe fituam 2-1, të dy golat i realizoi Muçi. Më shokoi totalisht, ato ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin shqiptar.

Mendoj se transferimi te Legia ishte i duhuri. Nëse do të ishte transferuar në një ligë më të fortë, nuk e dimë si do të shkonte progresi i tij. Mendoj se është më mirë t’i marrësh hapat një nga një. Muçi është një djalë shumë modest, i thjeshtë. Kështu është rritur ai dhe nuk mund të sillet ndryshe. Jam shumë i lumtur që i kam kërkuar të mësonte anglisht, kishte shumë cilësi dhe ishte thjesht çështje kohe para se të largohej nga Shqipëria. Për mua është shumë e rëndësishme të kuptosh qartë idetë e trajnerit pavarësisht kualitetit që zotëron”.

Lexo edhe: 

-Presim që Muçi të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Polonisë, rekordi është 11 milionë euro. Si mendoni për këtë?

“Unë jam një trajner dhe nuk më pëlqen të flas për shifra. Shifrat varen nga shumë gjëra, ka të bëjë edhe kombësia. Sepse një lojtar që vjen nga Anglia, Spanja apo Franca vlen më shumë për shkak të traditës që kanë vendet e tyre në futboll. Muçi e di këtë. Megjithatë, ndeshjet si ajo ndaj Aston Villa-s sigurisht që e rrrisin vlerën, sidomos në tregun anglez”.

-Bashkë me Muçin, ju keni stërvitur edhe Çelhakën, por ai nuk po shkëlqen si sulmuesi?

“Çelhaka dhe Muçi ishin të dy lojtarë të kombëtares U19 kur unë i aktivizova. Me mua Çelhaka ka luajtur më shumë ndeshje se Muçi. Ula në stol kapitenin prej Çelhakës, ai i përshtatej filozofisë sime. Është një lojtar që orientohet mirë dhe luan thjeshtë. Mbron mirë dhe rikuperon shumë topa.

Por, ndryshe nga Muçi, Çelhaka nuk fliste asnjë gjuhë të huaj kur u largua nga Shqipëria. Së, dyti në mendimin tim, Çelhaka u largua shpejt nga Shqipëria, do të duhej të kishte qëndruar të paktën edhe një sezon. Është një lojtar i mirë dhe në aspektin difensiv bën më mirë se shumë lojtarë të tjerë, pika e tij e dobët është se nuk ka shumë pasim të mirë. I duhen më shumë ndeshje Çelhakës, ndoshta edhe dy sezone të tjerë në Poloni. Sa i përket Muçit ai është gati të largohet nga Polonia”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...

Merkato

Bento Matheus Krepski është portieri që Interi ka zgjedhur si pasuesin e Yann Sommer. Zvicerani ka bërë shumë mirë në dy sezonet me zikaltrit,...