Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Juven gjithmonë në zemër! Rikthimi? Shtëpinë ende në Torino e kam… “

Federico Bernardeschi ka mall për Juventusin. Sulmuesi i djathtë kaloi 5 sezone me bardhezinjtë përpara se të transferohej në MLS te kanadezët e Torontos në verën e vitit 2022.

29-vjeçari, i cili në Torino fitoi 7 trofe dhe Euro 2020 me kombëtaren e Italisë, ka vetëm fjalë pozitive për rekordmenët e futbollit italian.

Dëshira e Bernardeschit është të rivihet sërish nën urdhrat e Max Allegrit te Juventusi i tij i dashur, madje që në merkaton dimërore.

Te Juventusi u bëra burrë dhe një futbollist i nivelit të lartë. Një pjesë e zemrës sime ka mbetur atje.

Lexo edhe:

Unë do të jem gjithmonë gati për Juventusin. Pastaj, unë ende e kam shtëpinë në Torino… “, theksoi sulmuesi anësor për GDS.

Në fund dy fjalë për derbin e Italisë: Juventus-Inter, që do të transmetohet në SuperSport 2 të dielën në mbrëmje (20:45).

Marotta më mori në Torino, diçka për të cilën do ta falënderoj gjithmonë. Them se do të jetë një luftë deri në fund mes këtyre dy skuadrave.

Juventusi pa kupa është i bezdisshëm. Interi ka një kontingjent të rëndësishëm dhe me finalen e Champions League fitoi përvojë ndërkombëtare”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...