Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi në alarm për sulmin, Allegri nuk rrezikon me Mandzukicin

Alarm i kuq në kampin e Juventusit vetëm pak orë para përplasjes me Lazion në “Olimipico”. Mario Mandzukic nuk do të jetë pjesë e formacionit, madje as në stolin e rezervave për një problem të vogël fizik, por që Allegri nuk ka ndërmend të rrezikojë.
Bardhezinjtë janë në emergjencë totale për takimin e radhës, madje janë edhe në ankth për takimin e kthimit me Tottenhamin në Champions. Me Higuain, Bernardeschin dhe Cuadradon në infermieri, tredhëmbëshi do të formohet nga Alex Sandro, Dybala dhe Douglas Costa.
Pra, trajneri lugurian ka vetëm 2 sulmues në dispozicion, Dybalan dhe Douglas Costan, por nuk do ta sakrifikojë modulin 4-3-3, duek avancuar Alex Sandron.
Ky eksperiment rezultoi efikas në derbin me Torinon dhe me Atalantën. Allegri ka vendosur të mos rrezikojë me aktivizimin e Mandzukic, sepse kroat duhet të jetë 100% i gatshëm ndaj Tottenhamit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...