Në një prononcim të fundit pas suksesit ndaj Nottingham Forestit, trajneri i Manchester City, Josep Guardiola foli për përjashtimin e Rodrit në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0:
“Ai kërkoi falje. Tha “më fal”. Rodri duhet të kontrollojë emocionet e tij. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të marrë një të kuq. Unë nuk luaj, lojtarët në fushë duhet të kontrollojnë emocionet e tyre.
Lexo edhe:
- “Jemi tifozë të Interit”, Shpendi debuton si titullar kundër skuadrës së zemrës
- VIDEO/ Klasikja e Holandës zgjat vetëm 56 minuta, tifozët e Ajaxit ndërpresin ndeshjen
- Qetësi “vrastare” para portës, Muçi gati të vendosë rekordin te Legia
- Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza, Liverpooli nuk i ndahet City-t
Mund të gënjesh një person, por jo pothuajse 60,000 njerëz, është e pamundur. Ata shohin që ne bëjmë gjithçka për të mbrojtur një rezultat nga vështirësitë që patëm në pjesën e dytë. Spektatorët janë të përfshirë në këtë dhe për këtë ata mund të japin më shumë energji kur jemi të lodhur”.
