Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërkon aktivizimin e italianëve, por zgjedh këngë të huaja në stërvitje

Gjatë ditës së djeshme Roberto Mancini ngriti alarmin se në Itali nuk u jepet prioritet lojtarëve vendas, të cilët shpesh injorohen në stol, prej ku shikojnë të huajt që të luajnë rregullisht.

Tekniku italian me të drejtë ngriti një shqetësim që dëmton më së tepërmi kombëtaren italiane të futbollit, e cila shikon nga viti në vit, që t’i shkurtohet rrezja e përzgjedhjes së lojtarëve në grumbullim.

Gjithsesi vetë Mancini ka prezantuar një risi sot në Koverciano, qendrën stërvitore të kombëtares, pasi ka përcaktuar një listë këngësh, të cilat do të luhen ndërkohë që lojtarët punojnë në fushën e blertë.

Interesant është fakti që në të gjithë listën, ka këngë nga më të ndryshmet dhe hite botërore, por mungojnë këngët italiane. Gjithashtu nuk ka asnjë nga artistët e rinj, apo rrymat në modë të muzikës, që pëlqehen nga të rinjtë e shumtë që ka thirrur Mancini.

Së fundi tekniku italian është sulmuar nëpërmjet një artikulli të “Sportmediaset”, se pavarësisht alarmit për aktivizimin e italianëve, kur ka qenë trajner nuk është se i ka pasur fort me qejf patriotët e tij.

Ata i kujtojnë Mancinit ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Slovan Bratislavës në vitin 2005, kur Interi i tij zbriti në fushë me 11 të huaj, por edhe ndeshjen e kampionatit italian të 2016-ës ndaj Udineses, ku sërish zikaltrit nuk kishin asnjë italian në formacion.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...