Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kërkon suksesin edhe në Gjermani, një trajner italian ëndërron stolin e Bayern Munich

Sezoni i Bayern Munich ka marrë “tatëpjetën” dhe vetëm një sukses në Champions League mund t’i shpëtojë gjermanët. Madje, edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian do të duhet shumë mund dhe djersë pas disfatës në ndeshjen e parë të 1/8-tave ndaj Lazios në Romë. Në këtë formë, pozicioni i trajnerit Thomas Tuchel është më shumë se kurrë në dyshim me drejtuesit që kanë nisur të mendojnë alternativat për zëvendësuesin e mundshëm të 50-vjeçarit.

Emrat që kanë qarkulluar kanë qenë të shumtë duke nisur nga Jose Mourinho apo edhe Zidane. Së fundmi, listës i shtohet edhe Antonio conte. Italiani duket tejet i joshur nga ideja për të trajnuar bavarezët duke e konsideruar Bayernin si një nga tre skuadrat më të mira të Europës. Conte ka fituar titullin në Angli me Chelsean dhe në Itali me Juventusin e Inter, teksa synon që këtë sukses ta përsërisë edhe në Gjermani.

Lexo edhe: 

Nga ana tjetër, Bayern i ofron gjithashtu mundësinë për të garuar si i superior edhe në Champions League, një tjetër kompeticion ku Conte dëshiron të dëshmojë aftësitë e tij. Ndaj, tekniku nga Leçe është gati të heqë dorë edhe nga alternativat në Itali si Juventus e Milan, vetëm për një aventurë të re në karrierë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...