Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përmbysje e çmendur në “San Siro”, Inter ngjitet në krye të renditjes

Interi përmbys Empolin (4-2) dhe vë në presion Milanin në garën për titullin kampion në Serinë A, ku dy skuadrat milaneze garojnë “kokë më kokë”. Më dy kuqezi titullarë Bajramin dhe Asllanin, dhe një tjetër në stol, Ismajlin (u aktivizua në pjesën e dytë), skuadra toskane e vuri në diskutim suksesin e zikaltërve teksa kaloi ne epërsi të dyfishtë pa u mbushur gjysmë ore lojë. Të parin e shënoi Pinamonti, ndërsa golin e 0-2 e realizoi Kristjan Asllan, në minutën e 28-të.

Gjithsesi, skuadra e Inzaghit reagoi brenda pjesës së parë, fillimisht duke detyruar Romagnolin të realizonte autogol, ndërsa në minutën e fundit të këtij fraksioni ktheu baraspeshën në rezultat Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas rezultoi vendimtar në këtë sukses të zikaltërve, pasi shënpi edhe golin e 3-2 në minutën e 64-t. Në minutën e dytë shtesë, kur Empoli po bënte tentativat e fundit për të shmangur humbjen, erdhi edhe goli i katërt i zikaltërve me autor Alexis Sanches. Interi me këtë sukses shkon në kuotën e 78 pikëve, 1 më shumë se Milani që luan në fushën e Veronës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...