Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kritikat e Dajës: Më mirë një lojtar i ri në formacion se një tjetër që ka vetëm emrin

Ilir Daja nuk ishte i pranishëm në stolin e Partizanit në barazimin me Bylisin për arsye shëndetësore, megjithatë ka preferuar të thotë fjalën e tij në një lidhje telefonike me panelin e “Gol pas Goli”.

“Përpara se të përgjigjem, dua të shikoj tabelën e klasifikimit. Po thoni që nuk kemi bërë asgjë. Problemi është këtu. Me gjithë këto probleme që listuat, prapë Partizani është në vendin e 3-të. Kemi bërë një kampionat ku në pjesën më të madhe kemi qenë mbi mesatare.

Situata e Melos: “Sa për Melon, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë tri ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta. Në vend që të ruajmë balancat ne ç’rreshtohemi. Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, sesa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë.”

Mungesë agresiviteti: “Kur dihen rezultatet e ndeshjeve ndonjëherë bëhet një ngarkesë më e madhe psikologjike sepse kërkon me doemos ta fitosh lojën. Ajo që na shqetëson, pa e hequr përgjegjësinë, lojtarët nuk përplasen fare. Shikoja lojtarët e Bylisit, brenda rregullores këtë herë, sepse herë të tjera dalin nga rregullorja, që kërkonin t’i fitonin dyluftimet. Ndërsa ne kemi disa lojtarë, që duan të luajnë vetëm kur u vjen topi”.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...