Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kriza e rezultateve te Brescia, shkarkohet Eugenio Corini

Eugenio Corini është trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet e Serisë A. Brescia, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka zyrtarizuar largimin e 49-vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta:

“Brechia komunikon se ka shkarkuar Eugenio Corinin nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë. Shoqëria falënderon mister Corinin dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin që kanë treguar.”

Brescia është përfshirë në një krizë të thellë rezultatesh në 7 ndeshjet e fundit, teksa ka regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Aktualisht “Dallëndyshet” renditen në vendin e parafundit me 15 pikë, aq sa ka grumbulluar SPAL-i që mbyll klasifikimin.

Vendin e Corinit e merr Diego Lopez, i cili do të zbresë në fushë në seancën stërvitore të ditës së sotme gjatë pasdites.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...