Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Kthesë e papritur/ Befason Shakira, do të qëndrojë në Barcelonë!

Përplasjet mes Shakirës dhe Gerard Piquésë vazhdon të prodhojnë lajme për shtypin rozë. Pas divorcit, ata të dy patën mosmarrëveshje të mprehta për kujdestarinë e fëmijëve, por në fund e gjetën gjuhën e përbashkët.

Shakira është rikthyer nga pushimet në Dubai me fëmijët e saj, ndaj nga sot (30 dhjetor) deri më 8 janar “ylli” i muzikës do të kujdeset për Sashën dhe Milanin (fëmijët e tyre). Siç kishin rënë dakord palët, këngëtarja së bashku me fëmijët do t’i duhet të udhëtonte drejt Miamit.

Por plani duket se ka ndryshuar. Sipas “Las Mamarazzis”, Shakira po mendon të qëndrojë edhe për disa muaj në Barcelonë dhe ka dy arsye të forta. E para dhe më e rëndësishmja është shëndeti i babait të saj, William Mebarak, i cili muajt e fundit ka pasur probleme të ndryshme shëndetësore. Ditët e fundit ka shfaqur komplikacione dhe e ka të vështirë të kryejë një udhëtim kaq të gjatë. Shëndeti i tij është shumë delikat dhe nëse udhëtimi do të realizohej, mund të bëhej vetëm me një avion të posaçëm mjekësor.

Arsyeja e dytë ka të bëjë për vitin shkollor të fëmijëve të tyre. Shakira mendon të shtyjë lëvizjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara deri në qershor, dhe për këtë arsye, fëmijët e saj do të kishin mundësinë dhe kohën e nevojshme për përfunduar viti shkollor pa qenë nevoja e ndryshimit të shkollës.

Për momentin, largimi i saj drejt Miamit do të varet nga rrjedha e ngjarjeve këto ditë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...