Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Kumbulla dëshiron të gjejë formën para Europianit”, Agjenti: E ardhmja? Ai ka kontratë me Romën

Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka dhënë një intervistë ku ka folur për shumë detaje që lidhen me formën, qëllimet dhe të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare të futbollit.

“Marash ka rikuperuar formën e tij dhe mezi pret të futet në fushë për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar Sassuolon. Ai zgjodhi këtë destinacion sepse ishte i bindur për të kaluar te kjo skuadër. E përsëris, ai mezi pret të ndihmojë”-deklaroi ai.

Lexo edhe:

Më tej, duke folur për qëllimet e shqiptarit, agjenti theksoi se Kumbulla dëshiron që të luajë sa më shumë duke ditur se në verë është EURO 2024 dhe ai do të dëshironte të ishte pjesë e skuadrës së “kuqezinjve”.

 “Ai e vendos gjithmonë skuadrën para vetes. Objektivi i parë është të ndihmojë Sassuolon të shpëtojë, ndërsa personalisht ai dëshiron të kthehet në fushë dhe të gjejë formën më të mirë edhe sepse në verë është Kampionati Evropian, një ngjarje e cila është veçanërisht e rëndësishme”-vijoi Vitali.

Ndërsa sa i përket të ardhmes dhe rikthimit të mbrojtësit te Roma, agjenti shtoi se mbrojtësi ka një kontratë shumë të gjatë me “verdhekuqtë” e Italisë.

“Zgjedhja për të ardhur në Sassuolo ishte një zgjedhje sportive, në këtë moment duhet të mendojë për Sassuolo-n, objektivat e kësaj skuadre dhe për të bërë mirë me të. Më pas, ai është në pronësi të Romës, kjo nuk është sekret, ai ka një kontratë ende të gjatë. Ai ka lënë një derë të hapur që do të rihapet, por tani ai nuk po mendon se çfarë do të ndodhë me Romën gjatë rrugës. Ai është i fokusuar vetëm te Sassuolo”-u shpreh Gianni Vitali.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...