Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Kupa e Botës për Klube/ Real-i e përgënjeshtron, Ancelotti bëhet qesharak

Real Madrid përgënjeshtron deklaratat e bëra nga trajneri Carlo Ancelotti këtë të hënë, me teknikun italian që theksoi se “Los Blancos” nuk do të jetë pjesë e formatit të ri të Kupës së Botës për Klube për shkak të të ardhurave të ulëta që përfitohen nga ky kompeticion.

Megjithatë, disa orë më vonë klubi madrilen hodhi poshtë këto fjalë përmes një reagimi në faqen zyrtare të “Los Blancos” ku shprehet se do të jenë pjesë e Botërorit të Klubeve.

Lexo edhe:

“Real Madrid komunikon se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024-2025. Prandaj klubi ynë do të marrë pjesë, siç pritej, në këtë kompeticion zyrtar, të cilin e përballojmë me krenari dhe me entuziazëm maksimal për t’i bërë miliona fansat tanë në mbarë botën të ëndërrojnë përsëri me një tjetër trofe”-bën me dije Real Madrid.

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i Ancelotti-t, i cili theksoi përmes rrjeteve sociale: “Fjalët e mia për Kupën e Botës për klube në intervistë nuk u interpretuan ashtu siç doja. Në interesin tim normalisht nuk mund të ishte të refuzoja mundësinë për të luajtur në një turne i cili mendoj se mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj”.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...