Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, kur forca për të guxuar shpërblehet!

Në një skuadër të mësuar me Europën por jo me garën e titullit kampion, pesha për të mbërritur te ky i fundit e solli një ngërç psikologjik në fillim të kampionatit dhe në sfidën ndaj Vllaznisë sidomos në pjesën e parë, u hasën vështirësi, por pushimi dhe 45 minutat e dyta të përballjes me shkodranët, treguan se dicka kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes. Një shkundje që ndryshoi jo vetëm fatin e ndeshjes por mund të ketë ndryshuar dhe fatin e sezonit për kurbinasit.

Fjalët që janë thënë në pushim me siguri sollën guximin që pamë nga Laçi në pjesën e dytë, që luajti gjithçka për gjithçka në 45 minuta duke arritur në fund me një gol të Xhixhës, të fitojë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të kësaj faze të parë. Një guxim që kurbinasit treguan në fushën e lojës që u shpërblye që tani mund të sjellë dhe guximin për të kërkuar më tepër me fillim e fazës së dytë, kur pak a shumë ka njohur dhe psikologjinë e kundërshtarëve, por mbi të gjitha ka njohur psikologjinë dhe aftësitë e tij.

Ajo ndaj Vllaznisë ishte një prej ndeshjeve më të bukura të kësaj faze të parë dhe meritë për këtë patën të dyja skuadrat dhe kur një ndeshje e tillë fitohet, është një plus më tepër për morali por mbi të gjitha është një plus më tepër për të shkuar drejt atyre objektivave që janë vendosur në fillim të edicionit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...