Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Lajm i shkëlqyer për të gjithë”, Brighton rinovon me “yllin” japonez

Drejtuesit e Brightonit kanë rinovuar kontratën me një nga futbollistët më të mirë të skuadrës që vazhdon të surprizojë në Premier League me futbollin e bukur dhe të veçantë.

Kaoru Mitoma ka firmosur kontratën e re që do e mbajë pjesë të klubit ishullor deri në verën e vitit 2027. 3 mln euro pagoi Brighton për kartonin e lojtarit japonez.

Lexo edhe:

3 gola dhe 4 asiste numëron sulmuesi i majtë gjatë këtij sezoni me skuadrën e Roberto De Zerbit. Trajneri italian nuk e fshehu gëzimin në lidhje me këtë rinovim.

Lajm i shkëlqyer për të gjithë ne, sidomos për tifozët. Mitoma është një nga lojtarët tanë më të mirë”, u shpreh De Zerbi.

Mitoma u kërkua me ngulm nga Liverpool dhe Manchester United gjatë merkatos verore, por ai vendosi të vijonte aventurën te Brighton.

Qyteti ka një klimë të mirë, deti është afër, kështu që është një vend vërtet i mirë për të jetuar. Më pëlqen të jetoj këtu.

Tifozët na mbështetin si në shtëpi ashtu edhe në takimet jashtë fushe. Nuk ka më bukur se kaq”, deklaronte lojtari aziatik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...