Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Futbolli nuk më mungon”, Hazard: Nuk isha i lumtur as në stërvitje

Eden Hazard lajmëroi para disa ditësh në mënyrë surprizë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Belgu pati probleme të shumta fizike që nuk e lejuan të shprehte futbollin e tij te Real Madrid dhe pasi nuk mori asnjë ofertë në merkaton e verës mendoi të largohej përfundimisht nga sporti. Së fundmi, Hazard theksoi se nuk i mungon ende futbolli dhe se vendimin për t’u tërhequr e mori për shkak se nuk ishte më i lumtur.

Lexo edhe:

“E kam thënë gjithnjë se do të largohesha nga futbolli në momentin që nuk do të isha i lumtur. Nuk po i gëzohesha më stërvitjes dhe ky ishte një sinjal për mua. Nuk më mungon ende futbolli, tani kam më shumë kohë për veten. Shoh televizion, jam pranë fëmijëve. Nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri”, u shpreh Hazard.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...